Karriera
Jemi duke njerëz që ndajnë virtytet tona
Ne ndërtojmë mjetet tona të menaxhimit të flotës për të ndihmuar kompanitë të arrijnë qëndrueshmëri dhe të veprojnë në një mënyrë miqësore me mjedisin .
Ne gjithmonë përpiqemi të shkëlqejmë në një mision të vetëm, në vend se të përhapemi në përpjekjet tona. Kjo është arsyeja pse ne jemi të fokusuar në menaxhimin e flotës intelegjente për kompanitë. Kjo është ajo që ne bëjmë .
Ne nuk presim të bëjmë punën e njejtë dhe të presim rezultate të ndryshme. Ne mësojmë nga gabimet tona për të qenë të sigurt se ato nuk përsëriten .
Menaxhimi i flotës është një fushë e gjërë dinamike e ekspertizës. Ekipi jonë ka eksperiencë të madhe, por ne nuk i dijm të gjitha. Nëse nuk jemi të sigurt për diçka, nuk rrezikojmë me përgjigjje të gabuar. Ne veçse kemi mësuar për pyetjen para se të japim përgjigjjen .
Neve nuk na intereson të fitojmë më shumë duke shitur kualitet të dobët të pajisjeve. Ne besojmë se shumë nga konsumatorët tanë kërkojnë pajisje të kualitetit të lartë, dhe kjo pra është ajo që bëjmë dhe shërbejmë .
Ne nuk veprojmë pa etikë ose jo fer ndaj klientëve, kolegëve, partnerëve të biznesit, furnizuesëve ose konkurrentëve. Kompanitë duhet të fitojnë para. Ne besojmë se kjo arrihet duke rritur vlerat në shoqëri, jo duke mashtruar të tjerët .
Është ndjenjë e veçant kur e din se puna jonë shfrytëzohet dhe vlerësohet nga mijëra kompani në mbarë botën .
Ne besojmë në kompenzim fer
Ne besojmë se në një rrugë më të gjatë shpërblimi për kompanitë do të jetë ne proporcion me vlerën që ajo jep në zhvillimin e shoqërisë. Një kompani e cila nuk shton vlerë nuk është ekonomikisht e zbatueshme dhe prandaj nuk ka arsye të ekzistojë .
Ne besojmë në pune ekipore
Ne gjithmonë synojmë të punësojmë njerëz me virtyte të larta profesionale. Kjo nuk do të ishte e mundshme në qoftë se nuk punojmë si ekip. Puna ekipore na bënë të fortë .
Jemi të themeluar dhe po rritemi
Frotcom International është një ofrues global i sistemeve të përcjelljes së automjeteve dhe menaxhimit të flotës. Ne jemi një kompani solide dhe i vlerësojmë anëtarët e ekipit tonë, kjo është arsyeja pse ata kanë tendencë të qëndrojnë me ne. Edhe pse jemi një ekip i suksesshëm dhe fitues i çmimeve, ne na pëlqen t'i drejtojmë gjërat në mënyrë joformale. Ne sfidojmë të gjithë kandidatët që duan të kontribuojnë në një produkt të përdorur nga mijëra kompani në të gjithë botën për t'u bashkuar me ne. Në ekipin tonë, ju do të keni rëndësi .





Dëshironi të kontriboni në një botë më të mirë?
Nëse dëshironi që puna juaj të ketë vërtet rëndësi në zvogëlimin e ngrohjes globale, mos flisni vetëm për të. Bashkohu me ne. Bëj një ndryshim.