Integrimi me KRONE

Optimizoni menaxhimin e rimorkiove me të dhënat në kohë reale të KRONE në Frotcom

Rimorkiot tuaja transportojnë mallra të vlefshme në distanca të gjata, prandaj njohja e lokacionit dhe gjendjes së tyre të saktë është thelbësore për të siguruar siguri, efikasitet dhe fitim.

Me integrimin e Frotcom me KRONE, të gjitha të dhënat thelbësore të rimorkiove janë të disponueshme menjëherë, të integruara plotësisht në platformën tuaj Frotcom.

Integrimi i Frotcom me KRONE ju ofron qasje direkte në të dhënat e rimorkiove në kohë reale, duke ju ndihmuar të optimizoni operacionet e rimorkiove dhe të rritni efikasitetin e flotës.

Pasi aktivizohet integrimi, të dhënat e rimorkiove KRONE bëhen menjëherë të disponueshme në ndërfaqen e Frotcom. Ju mund të monitoroni:

  • Pozicionin dhe drejtimin në kohë reale

  • Shpejtësinë dhe kilometrat e përshkuar

  • Të dhënat e temperaturës dhe setpoint-et (deri në 6 sensorë)

  • Statusin e dyerve

  • Nivelin e karburantit (kur aplikohet)

Duke kombinuar telematikën e KRONE me sistemin inteligjent të menaxhimit të flotës të Frotcom, fitoni një mënyrë më të zgjuar dhe më efikase për të menaxhuar rimorkiot tuaja, duke ju ndihmuar të ulni kostot, të përmirësoni përputhshmërinë dhe të rrisni performancën operative.

Integrimi i Frotcom me KRONE Telematics funksionon pa probleme, duke përdorur njësinë ekzistuese telematike që është tashmë e instaluar në rimorkiot KRONE. Nuk kërkohen pajisje shtesë ose instalime të tjera.

1. Njësia Telematike KRONE
Çdo rimorkio KRONE është e pajisur me një njësi telematike të instaluar nga fabrika, e cila mbledh të dhëna të rimorkios në kohë reale (pozicion, temperaturë, nivel karburanti, statusi i dyerve, etj.).

2. Transmetimi i të dhënave te Frotcom
Pasi integrimi aktivizohet përmes portalit KRONE Telematics, të dhënat e mbledhura të rimorkios transmetohen në mënyrë të sigurt dhe automatike në qendrën e të dhënave të Frotcom.

3. Përpunimi dhe vizualizimi
Frotcom përpunon të dhënat e ardhura dhe i prezanton në ndërfaqen e saj intuitive, ku mund të monitoroni rimorkiot në kohë reale, të gjeneroni raporte, të konfiguroni alarme dhe të analizoni trendet.

4. Alarme dhe njoftime inteligjente
Mund të përcaktohen alarme të personalizuara (p.sh., pragje temperaturash, shkelje të geofence, hapje dyer). Kur aktivizohen, këto paralajmërime dërgohen te stafi përkatës dhe/ose shoferët përmes Driver App ose email/SMS.

5. Kontroll i plotë që nga dita e parë
Që nga momenti i aktivizimit të integrimit, rimorkiot tuaja KRONE bëhen pjesë e sistemit të centralizuar të menaxhimit të flotës në Frotcom: pa ndërprerje, pa konfigurim manual dhe pa ndikim në operacionet tuaja.

Na kontaktoni
Menaxho të gjitha automjetet dhe rimorkiot në Frotcom

Benefitet

Menaxhim i centralizuar i flotës

Qasuni në të dhëna në kohë reale për kamionët dhe rimorkiot në të njëjtën platformë.

Kurseni në instalim dhe mirëmbajtje

Nuk ka nevojë të instaloni gjurmues GPS shtesë — të dhënat mblidhen nga sistemi ekzistues telematik i KRONE.

Fitoni kontroll të plotë

Monitoroni lokacionin, temperaturën, statusin e dyerve, nivelin e karburantit dhe shumë më tepër — të gjitha brenda Frotcom

Përmirësoni efikasitetin dhe përputhshmërinë

Përdorni mjetet e Frotcom, si alarme, raporte dhe grafe, për të vepruar shpejt dhe për ta mbajtur flotën tuaj në përputhje me rregulloret.

Lehtë për t’u aktivizuar

Thjesht aktivizojeni integrimin në portalin KRONE Telematics dhe filloni të shihni të dhënat e rimorkiove tuaja në Frotcom. Pa komplikime teknike, pa ndërprerje në punë.